​Vlerësohet kontributi 26 vjeçar i gazetarit Sulejman Gashi

Kosova

​Vlerësohet kontributi 26 vjeçar i gazetarit Sulejman Gashi

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:21
Mbledhja komemorative

Me rastin e ndarjes nga jeta e gazetarit, Sulejman Gashi, është mbajtur mbledhje komemorative, ku u tha se me Sulejmanin iku një gazetarë e një publicistë shembullor.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin familjarë, kolegë, bashkëpunëtor e personalitete institucionale. Të cilët me pjesëmarrjen e tyre nderuan dhe kujtuan veprimtarin e bujshme të Sulejman Gashit, 26 vite në fushën e gazetarisë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Sulejman Gashi do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin që kishte dhe se do të mbetët shembull për të gjitha gjeneratat.

Hoti: Sylejman Gashi do të kujtohet përgjithmonë për profesionalizmin e tij

“Syla ishte i veçantë në profesionin e tij dhe më gjer, ishte ndër më të zgjedhurit e kohës së tij, ai ishte emri i njohur i gazetarisë në Prishtinë, veçmas në RTK e më vonë edhe korrespodent i RTK-së, nga SHBA-të...Sylejman Gashi do të kujtohet përgjithmonë për profesionalizmin e tij, urtësinë, fjalën e peshuar dhe kulturën e lart të komunikimit publik që e kishte. Do të mbetët përherë frymëzim dhe shembull për brezat e rinj. Si kryeministër i Kosovës zotohem se do të punojmë me tërë përkushtimin ton në mënyrë që Sulejmanit dhe brezit të tij për një Kosovë tërësisht të integruar në familjen e madhe të vendeve të përparuara të qytetërimit euroatlantik të bëhet sa më parë realitet”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se Sulejmani ishte zë i shpresës nga vendi i shpresës Amerika. Derisa ka theksuar se ai la pas vetës një shembull të një njeriu që shkriu gjithçka për vend.

Osmani: Sulejmani ishte vetëm njëri nga shumë njerëz që dhanë gjithçka për vend

“Është vërtet e zorshme, e trashtë të flitet për ikjen e hershme të gazetarit por edhe aktivistit Sulejman Gashi, një njeriu e gazetari stoik. Stoicizmin e dëshmoj me përpjekjet prej sizifi për të ngadhënjyer me të keqën, të keqën e një regjimi gjenocidal që synonte shfarosjen ton. Ai ishte një maratonomak i së vërtetës tërë jetën e tij, për ta bërë këtë vend, vendin që e deshi më së shumti pra Kosovën më të mirë...Sulejmani ishte vetëm njëri nga shumë njerëz që dhanë gjithçka për vend”, ka thënë Osmani.

Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke vlerësuar lartë kontributin e Sulejman Gashit në fushën e gazetarisë e cilësoi atë si Ambasador të vërtet të vendit tonë.

Kurti: Sulejman Gashi ishte ambasador i vërtet i Republikës së popullit tonë

“Sulejman Gashi ishte ambasador i vërtet i Republikës së popullit tonë, ndonëse i pa shpallur. Ishte Shqiptari jashtë atdheut në Amerikë dhe Amerika brenda Shqiptarit aktiv. Nderim për jetën që bëri dhe për kontributin që dha”, ka thënë Kurti.

Në emër të familjes Drilon Gashi, duke falënderuar të gjithë të pranishmit, ka thënë se Sulejman Gashi dha kontribut dy dekada në gazetari, deri sa ka theksuar se do të mbetët zëri i Kosovës dhe Shqiptarëve nga Amerika.

Gashi: Babai ishte dhe do të mbetët zëri i Kosovës dhe Shqiptarëve nga Amerika

“Raportimet e Sulejman Gashit, priteshin me padurim në Kosovën e viteve të 90-ta, si në shtëpi, kafene, ashtu dhe në restauronte. Serbia dita e ditës shtonte masat e presionit dhe njerëzit kishin frik për të ardhmen e tyre, për një kohë kishte terr informativ pasi pushteti i Serbisë mbylli RTP-në dhe Rilindjen. Mbyllja e RTP-së nënkuptonte largimin nga puna të qindra punonjësve përfshirë babain, i cili migroi në ShBA, ku do të vazhdonte punën e gazetarisë për më shumë se 2 dekada. Babai ishte dhe do të mbetët zëri i Kosovës dhe Shqiptarëve nga Amerika”, ka thënë ai.

Sulejman Gashi për shumë vite ka qenë korrespondent nga Shtetet e Bashkuara i Radio Televizionit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat