Mësimi në Graçanicë, komuniteti serb me sistemin e Beogradit, turqit i binden qeverisë

Kosova

Mësimi në Graçanicë, komuniteti serb me sistemin e Beogradit, turqit i binden qeverisë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Komunitetet e ndryshme në Kosovë, kanë zgjedhur data të ndryshme për nisjen e shkollave. Në Graçanicë, serbët e kanë startuar vitin e ri shkollor më datë 1 shtator, ndërsa turqit dhe shqiptarët kanë zgjedhur datën 14 shtator për sezonin e ri.

Vetëm dhjetë kilometra nga Prishtina, kështu duket Graçanica, një nga komunat e Kosovës, ku shumica e banorëve janë të komunitetit serb.

Me rrugët që mbajnë emrat e heronjve serbë e pllakatat me fotografitë e politikanëve të Serbisë, të mbetura nga zgjedhjet presidenciale të vendit fqinj, në këtë shtator, ata që nuk duken janë nxënësit. Ndryshe nga të gjitha shkollat në Kosovë ku mësimi ka filluar me 14 shtator, në komunën e Graçanicës dhe të gjitha komunat tjera me shumicë serbe, mësimi ka filluar me 1 shtator, duke u bazuar në plan-programin e Qeverisë së Serbisë, ku mësimi zhvillohet online.

Ndërsa serbët e Kosovës nuk respektojnë vendimet e Qeverisë në Prishtinë, për çështjet arsimore, situata është ndryshe te komunitetet tjera, si ai turk.

Në shkollën “Elena Gjika në kryeqytet, mes 1600 nxënësve, në gjuhen e tyre amtare, e duke respektuar plan-programin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, mësojnë edhe 197 nxënës të komunitetit turk.

 “Procesi i mësimit po shkon shumë mirë, në bazë të udhëzimeve, rregulloreve, dhe në bazë të protokollit që e kemi të caktuar. Të gjitha janë në nivel”, thotë Agnesa Rashiti, zv.drejtoreshë e shkollës fillore “Elena Gjika”.

Udhëzimet e protokolli mësimor i vendosur nga Ministria e Arsimit, vazhdojnë të aplikohen në çdo klasë.

Me datë 14 shtator, mësimi në Kosovë filloi për disa nivele të ciklit të ulët, kurse me 21 shtator, do të nisë në nivelet më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat