​Kryeprokuroria dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kosova

​Kryeprokuroria dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:20
​Kryeprokuroria dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion (SAEK III), ka mbështetur dhe organizuar, nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Zyrës së Kryeprokurorit dhe Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër.

Në komunikatën dërguar mediave thuhet se ky partneritet do të ofrojë ekspertizë ligjore ndërkombëtare për prokurorët e Kosovës, për të zbuluar dhe parandaluar rastet e korrupsionit dhe të krimit financiar, duke ndihmuar në gjurmimin e aseteve të vjedhura dhe kthimin e tyre në Kosovë. Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Gretta Fenner, Drejtoreshë Menaxhuese e Institutit të Bazelit për Qeverisje nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni virtuale.

Me këtë rast Lumezi theksoi: “Angazhimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje në avancimin e sistemit prokurorial u pa si një hap i domosdoshëm, duke marrë parasysh arritjet e Institutit të Bazelit në vendet e tjera, në rritjen e pasurive të rikuperuara, të marra në mënyrë të paligjshme, në vendin e origjinës ”.

Në deklaratën e saj, Fenner, Drejtoreshë Menaxhuese e Institutit të Bazelit për Qeverisje vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit në të ardhmen: “Rikuperimi i aseteve është një proces kompleks që kërkon kohë, megjithatë efekti është i shkëlqyer dhe i shumëfishtë - jo vetëm që mundëson rimarrjen e aseteve por gjithashtu pengon korrupsionin, zvogëlon pandëshkueshmërinë dhe rrit besimin e publikut”.

“Në këtë kohë krize globale sa shëndetësore, po aq dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, është më se e domosdoshme që burimet të shpenzohen në të mirë të shoqërisë. Ne jemi të lumtur që kemi që patëm mundësi të organizojmë këtë marrëveshje shumë të rëndësishme ”, tha Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP.

Partneri i UNDP-së, Instituti i Bazelit është lider botëror në mbështetjen e autoriteteve hetimore që gjurmojnë asetet e fshehura brenda dhe jashtë vendit.

UNDP-ja vazhdon të punojë bashkërisht me partnerë në ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe llogaridhënëse, si dhe të sigurojë që fondet e vjedhura përmes aktiviteteve korruptive, tu kthehen qytetarëve. Kjo marrëveshje është mundësuar falë mbështetjes së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, dhe SIDA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat