Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Kosova

Betohen kadetët e rinj të FSK-së

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:53
Betohen kadetët e rinj të FSK-së

16 kadetë të rinj të FSK-së janë betuar sot para se t’i nisin studimet 4-vjeçare në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ata janë betuar në praninë e dy zëvendësministrave të Mbrojtjes, Sadika Kofrc dhe Muhametalli Mergjollar, komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësit të tij Gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe figurave të tjera të larta të FSK-së, dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Duke iu kërkuar që të rrinë përherë të bashkuar sipas motos “Një për të gjithë, e të gjithë për një”, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, u tha kadetëve të rinj:

“Sot, Ju do të betoheni para flamurit, prindërve dhe udhëheqësve tuaj, që do të jeni të përkushtuar ndaj vendit, duke pasur gjithmonë parasysh moton e ushtarakut: Detyra, Nderi, Atdheu”. Kadetëve të rinj u ka shprehur mirëseardhje edhe zëvendëskomandanti i QSU-së, Kapiten Lirim Bllaca. Këta 16 kadetë, të cilët i takojnë gjeneratës së 24-të të QSU-së, katër vjetët e ardhshëm do t’i kalojnë duke studiuar në këtë qendër, sipas programeve dhe moduleve mësimore ushtarake të standardeve moderne të NATO-s dhe veçanërisht të Ushtrisë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat