​Bordi i Përkohshëm dhe aksionari vlerësojnë lart performancën e shkëlqyer të KEK-ut

Kosova

​Bordi i Përkohshëm dhe aksionari vlerësojnë lart performancën e shkëlqyer të KEK-ut

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:57
​Bordi i Përkohshëm dhe aksionari

Me autorizimin e lëshuar nga ministri Blerim Kuqi, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK sh.a. është mbajtur mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit.

Kjo mbledhje përbën takimin më të rëndësishëm të korporatës në të cilën shqyrtohen dhe miratohen dokumente të rëndësishme dhe strategjike për ndërmarrjen.

Në këtë takim janë miratuar Raporti i Auditorit të pavaruar për pasqyrat financiare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menaxhmentit për periudhën e njëjtë.

Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të çështjeve të theksuara në raport.

Bordi i Përkohshëm dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të menaxhmentit, por njëkohësisht kërkuan shtim të përpjekjeve për tejkalim të pengesave dhe vështirësive aktuale dhe vazhdimin e trendit të preferencës së mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat