Gastronomët iu gëzohen vendimit të ri, do të punojnë deri në orën 23:30

Kosova

Gastronomët iu gëzohen vendimit të ri, do të punojnë deri në orën 23:30

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 23:50
Gastronomët

Shoqata e gastronomëve ka njoftuar se kanë pranuar vendimin e fundit të qeverisë për masat e reja.

"Sapo pranuam Vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ju njoftojmë se të gjitha subjekteve të gastronomisë i shtohet edhe një orë pune. 
Tani të gjitha subjektet do të kenë mundësi të punojnë deri në ora 23:30, mirëpo muzika duhet të ndalet në ora 21:00.

Brenda këtij orari lokalet mund të punojnë në të gjitha hapësirat e tyre, duke respektuar distancën prej 2 metër hapësirë ndërmjet tavolinave si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes nëpër lokale të gastronomisë. 

Tani e tutje lejohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre, pa kufizim kohor, duke respektuar masat e parapara në parandalim të përhapjes së këtij virusi.", thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat