31 raste aktive me Covid në Komunën e Deçanit

Kosova

31 raste aktive me Covid në Komunën e Deçanit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:11
Deçan

Në Komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin Covid19, ndërsa tre të tjerë janë sheruar plotësisht nga ky virus, njofton kryetari Bashkim Ramosaj.

Sipas tij rasti pozitiv është nga Deçani.

Ai tregoi se deri më sot, në komunën që ai drejton janë të identifikuara 160 raste me virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 122 të shëruar plotësisht, 7 kanë humbur jetën dhe 31 raste janë akoma aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat