Projekti për ndërtimin e objekteve tek Fakulteti Teknik mund të dështojë

Kosova

Projekti për ndërtimin e objekteve tek Fakulteti Teknik mund të dështojë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:19
Prishtinë

Nga java tjetër Komuna e Prishtinës përmes një komisioni të krijuar do të merret me faktet që qytetarët kanë prezantuar në dëgjimin publik për propozim projektin për ndërtimin e objekteve pranë Fakultetit Teknik për nevojat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas zyrtarëve të komunës në qoftë se këta i vlerësojnë faktet e bazuara projekti do të anulohet, e nëse ato janë pa baza, punimet do të nisin qysh në fillim të tetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat