Selimi takohet me përfaqësues të Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

Kosova

Selimi takohet me përfaqësues të Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:22
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me përfaqësues të sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ai ka biseduar me ta për zhvillimet e fundit dhe kërkesat e tyre për kompensim shtesë mbi pagën bazë në betejën kundër koronavirusit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, madje vendimet e tyre parandaluese kanë treguar sukses. Sot, gjatë ditës takova sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët biseduam për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po iu bëhet, për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë COVID-19. Gjithashtu, dëgjova edhe propozimet e sindikatës për Ligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili është në fazën e hartimit. Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për ShKK-në. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, shkroi Selimi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat