Moti sot dhe nesër

Kosova

Moti sot dhe nesër

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 06:51
Ilustrim

29.9.2020 - Herët në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi. Ditën më freskët, kryesisht me vransirat dhe intervale me diell, priten edhe rrebeshe shiu me mundësi për bubullima. Në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona shumë të larta malore mund të ketë edhe reshje të përziera shiu dhe bore. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 19C, e në vise malore 6 deri 12C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi, e pasdite më vonë nga veriperëndimi 5-11m/s. Indeksi UV: 4.

30.09.2020 - Kryesisht me vransira, që gjatë ditës dhe në mbrëmje pritet të shpërndahen. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në mëngjes më ftohtë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 7C deri 20C, e në vise malore 4C deri 13C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 2-3m/s. Indeksi UV: 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat