Begaj priti në takim Gianluca Figusin

Kosova

Begaj priti në takim Gianluca Figusin

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:11
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim Komandanti Regjional, Gianluca Figusin, me bashkëpunëtorë, të cilit i dëshiroi mirëseardhje dhe e njoftoi me zhvillimet në Komunën e Malishevës.

Begaj në vazhdim e njoftoi Komandantin Regjional, Gianluca Figusin, me situatën pandemike me COVID- 19, ku Malisheva u prek në fillim të 12 marsit me një numër të madh të qytetarëve dhe vështirësia ishte përballja  me këtë pandemi, mirëpo, shumë shpejt u aktivizuan mekanizmat institucional komunal dhe ato të nivelit qendror dhe në bashkërenditje të masave filluam zbatimin rigorozë të tyre, që nga izolimi e deri tash në masa më çliruese, por edhe sot pasojat po ndihen në të gjithë sektorët e shoqërisë. Deri tash si qeverisje lokale, kemi investuar në infrastrukturën, rrugore, trotuare, në  ndërtimin e shkollave, qendren shëndetësore, QMF, ujësjellës, kanalizime, mjedis, ndërtim të shtëpive për nevojtarët, në banimin socila, bujqësi dhe degët e sajë, sport, kulturë dhe do të vazhdojmë me investime edhe në të ardhmen, më qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të jetës së qytetarëve tanë''. përfundoi Begaj

Kurse, Komandanti Regjional, Gianluca Figusi, ishte i imprsionuar nga ky njoftim dhe arritjet e zhvillimit të Komunës së Malishevës, pasi ai, kishte njohuri në çfarë gjendje ishte Malisheva në vitet e pas lufte dhe tash, prandaj inkurajoj, Kryetarin Begaj që të vazhdoi me investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Të dy palët biseduan edhe për shumë çështje  aktuale  si dhe u zotuan për bashkëpunim  recipork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat