Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës fillon me mësim të kombinuar

Kosova

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës fillon me mësim të kombinuar

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës do të fillojë në mënyrë të kombinuar, online dhe në objekte akademike.

Rektori tha se pjesa teorike do të bëhet online, ndërsa ajo praktike nëpër objekte. Edhe profesorë të universitetit po vlerësojnë se kjo mënyrë do të jetë më e efektshme në kushtet aktuale të pandemisë.

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës do të fillojë i kombinuar. Pjesa teorike do të bëhët online ndërsa ajo praktike në objektet e fakulteteve. Kështu tha rektori i sapo zgjedhur i UP-së, Naser Sahiti.

“Viti i ri akademik do të fillojë ashtu siç është praktikuar semestrin e fundit kur u paraqit pandemia. Mësimi do të fillojë në formë të kombinuar që nënkupton se pjesët teorike do të zhvillohen online, ndërsa pjesa praktike që duhet të mbahet në laboratorë do të zhvillohet në mënyrë fizike”, deklaroi për RTV Dukagjinin,  Naser Sahiti.

Ndërsa Alban Zeneli, ligjërues në Universitetin e Prishtinës tha se mësimi i kombinuar do të jetë më i efektshëm se sa ai online.

“Mësimi i kombinuar që është propozuar edhe nga institucionet tona shëndetësore do të funksionojë më mirë për faktin se ligjëratat që nuk kanë nevojë për prezencë fizike mund të mbahen edhe online”, deklaroi Alban Zeneli.

Rektori Sahiti po ashtu tha se përzgjedhja e stafit të ri në rektorat do të bëhet me 1 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat