Kuvendi Komunal i Obiliqit miraton buxhetin për vitin 2021

Kosova

Kuvendi Komunal i Obiliqit miraton buxhetin për vitin 2021

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:20
Kuvendi Komunal i Obiliqit

Kuvendi Komunal i Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e dhjetë me radhë për këtë vit. Në këtë seancë ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Burim Gërguri, i cili shpalosi rendin ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara, është vijuar me trajtimin e tyre.

Buxheti ishte në pikën e tretë të rendit të ditës, ku nga 21 asambleistë të kuvendit, me 18 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim është miratuar buxheti i komunës në vlerë prej 11 milionë e 190 mijë e 796 euro.

Më këtë rast Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar Kryesuesin e KK Obiliq dhe gjithë asamblenë komunale për kontributin e tyre të vazhdueshëm.

“Me këtë vlerë buxhetore, do të vazhdojmë me përkushtim përfundimin e projekteve kapitale në realizim e sipër, si dhe do të fillojmë realizimin e shumë projekteve të reja të orientuara në fusha të ndryshme e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Obiliqit”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat