Iku në përjetësi edhe një pishtar i arsimit kombëtar

Kosova

Iku në përjetësi edhe një pishtar i arsimit kombëtar

Nga: Zymer Mehani Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:15
Sahit I. Muçolli

Dje, më 29 shtator 2020 u nda nga jeta veterani i asimit, Sahit I. Muçolli (Bajçinë, 13.VI.1948- 29.IX.2020). Ai hkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Normale e mbaroi në Prishtinë.

Më 1968 filloi të punojë në Lluzhan, në Shkollën fillore “29 Nëntori” (sot “Afrimi e Fahriu”). Pastaj deri në vitin 1973 punoi në Shkollën e Tërrnavës (ish-paralele e ndarë fizike e Shkollës së Lluzhanit).Deri në vitin 1978 punoi në Shkollën e Bajçinës. Prej vitit 1978 deri në pensionim punoi në Shkollën fillore “Nazim Gafurri” të Prishtinës.

Kudo ku punoi, mësuesi Sahit Muçolli qe shembull prej punëtori të denjë, ngase punën edukativo-arsimore e kryente me vullnet e përkushtim. Gjenerata të tëra nxënësish do ta mbajnë mend gjatë figurën e mëses Sahitit, e njëri prej tyre jam edhe unë, autori i kësaj nekrologjie.

Familjes dhe miqve ngushëllime për më të dashurin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat