5 muaj burgim për komandantin e Shërbimit të Zjarrfikësve në Kamenicë

Kosova

5 muaj burgim për komandantin e Shërbimit të Zjarrfikësve në Kamenicë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:57
Ilustrim

Komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve në Kamenicë është dënuar me pesë muaj burgim pasi që kishte keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai kishte mbushur veturën private duke ofruar të dhënat e veturës zyrtare.

E për çka Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. B., duke e gjykuar në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj burgim.

“I akuzuari në pozitën e Komandantit të Shërbimit të Zjarrfikësve, me datë 18.06.2019 në komunën e Kamenicës, përkatësisht në pompën e derivateve të naftës “Borovci Oil”, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe shkaktimin e dëmit të dëmtuarës shërbimit të zjarrfikësve, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke e mbushur automjetin e tij privat të markës BMË X3, me derivate në sasi prej 58 litra apo në vlerë 64,96 Euro, ndërkohë ka ofruar të dhënat e automjetit zyrtar të markës Mercedes”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim prej 5 muaj burgim, gjithashtu i akuzuari obligohet që të kompensoj komunën e Kamenicës për dëmin e shkaktuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat