Inspektori i arrestuar i komunës së Prishtinës është aktivist i Vetëvendosjes

Kosova

Inspektori i arrestuar i komunës së Prishtinës është aktivist i Vetëvendosjes

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:55
Lëvizja Vetëvendosje

Gafurr Rexha, inspektor i ndërtimit në Komunës e Prishtinës i cili u arrestua nga Policia e Kosovës për marrje të ryshfetit, është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai është kryetar i pikës së Vetëvendosjes në Rimanishtë-Qendra Prishtinë.

Rexha është prangosur në momentin që i kishte marrë 12 mijë euro pronarit të kompanisë së ndërtimit “Berisha Group”, Naim Berishës.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se ai ngarkohet me veprat penale si, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e ryshfetit.

Rexha tani e disa vite është aktivist i partisë së Albin Kurtit, derisa ishte arrestuar edhe vitin e kaluar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës e ka ndalur Rexhën në mbajtje për 48 orë, deri në një vendim të gjykatës në lidhje procedurat tjera ligjore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat