“Jetimat e Ballkanit” ndihmon 220 familje në Malishevë

Kosova

“Jetimat e Ballkanit” ndihmon 220 familje në Malishevë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:36
Pako ushqimore

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës, përkatësisht shtabin komunal për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, sot ka ndihmuar 220 familje me pako ushqimore, përkatësisht 5000 kilogramë miell dhe 220 pako mish.

“Sikur edhe gjatë gjithë situatës me pandemi, edhe kësaj radhe kjo shoqatë, ndihmat për familjet nevojë i ka shpërndarë përmes shtabit komunal, në mënyrë që këto ndihma të shkojnë në familjet që kanë nevojë dhe përmes institucionit të komunës”.

“Për këtë ndihmë dhe për të gjitha ndihmat tjera, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në emër të shtabit komunal e ka falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, thuhet në komunikatën për shtyp të komunës së Malishevës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat