​Nesër hapen shkollat në Kijevë dhe Damanek

Kosova

​Nesër hapen shkollat në Kijevë dhe Damanek

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 18:22
​Nesër hapen shkollat në Kijevë dhe Damanek

Task-Forca komunale për arsim sot ka vendosur për rihapjen e dy shkollave në Damanek dhe Kijevë të Malishevës.

Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativë, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negative, nga gjithsej 178 teste të realizuara.

Task-Forca, pas shqyrtimit të situatës, ka vendosur rihapjen e shkollave në Damanek dhe Kijevë, pasi të dy rastet janë izoluar, ndërsa nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit kanë rezultuar negativë.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Malishevë janë konfirmuar 256 raste, prej tyre 223 janë shëruar, aktive janë 9 raste, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 24 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat