Probleme teknike në ASHI, emaile të vejtëra nga institucione të ndryshme u ridërgohen mediave

Kosova

Probleme teknike në ASHI, emaile të vejtëra nga institucione të ndryshme u ridërgohen mediave

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 11:57
Foto Ilustrim

Email-e të shumtë të para disa ditëve nga institucionet e ndryshme u kanë shkuar sot në adresë të mediave.

Komunikata për shtypë të datës 25, 27, 29, 30 shtator e 2 tetor u janë ridërguar sërish sot medieve, e kjo shkaku i një gabimi teknik.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ku ka theksuar se kjo ka ndodhur si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga kjo agjenci.

“Ju njoftojmë se e-maili të cilin e keni pranuar sot, më datë 12.10.2020: “Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës”, e lëshuar për media më 25 shtator 2020, është ripërsëritje e paqëllimshme. Kjo ka ardhur si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga ASHI”, u tha ndër të tjerash në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat