Numër i madh i gjobave të shqiptuara, Qalaj jep detaje për aksionin e Policisë

Kosova

Numër i madh i gjobave të shqiptuara, Qalaj jep detaje për aksionin e Policisë

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 00:02
Rashit Qalaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 953 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 131 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve që nuk e respektuan Ligjin antiCOVID.

Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.

“Më datën 15.10.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 935 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 131 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve.

Nga ora 17:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”, tha Qalaj.

Kujtojmë se dje pas takimit me drejtorët rajonalë të Policisë së Kosovës, Qalaj ka thënë se aktivitetet policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pakompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat