​Haradinaj: Javë e rëndë për shqiptarët

Kosova

​Haradinaj: Javë e rëndë për shqiptarët

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:15
Pamje nga aksidenti në Landin e Baden Württemberg.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, e cila humbi katër anëtarë të saj në aksidentin tragjik që ndodhi në Gjermani.

Haradinaj javën që lamë pas e ka quajtur të rëndë për shqiptarët.

“Javë e rëndë për shqiptarët. I trishtë lajmi për rastin tjetër tragjik ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, gjatë kthimit nga vendlindja. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe të gjithë qytetarëve të Ferizajt!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat