Sot një rast i ri me covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot një rast i ri me covid-19 në Malishevë

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Sot një rast Covid-19 në Malishevë Malishevë, 17 tetor Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me Covid – 19.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar të monitorimit të situatës me pandemi, në mes të komunës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rasti i sot është regjistruar në fshatin Llazicë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11 raste.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Që nga fillimi i pandemisë me virusin korona, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar gjithsejtë 262 persona të prekur me Covid-19, prej tyre 227 persona janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me Covid-19 janë edhe 11 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat