Pajisja me letërnjoftim, vetëm nëse paguan 100 euro

Kosova

Pajisja me letërnjoftim, vetëm nëse paguan 100 euro

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 21:59
foto ilustrim

Qytetarët presin me muaj për tu pajisur me leternjoftime, por nëse paguajnë 100 euro atë mund ta marrin brenda dy ditësh.

Radhën dhe distancën nuk është se po e mbajnë shumë.

Para Zyrës së Gjendjes Civile të Ministrisë së  Punëve të Brendshme ka muaj që është kjo gjendje.

Pasi që aty është vendi i vetëm ku ata mund të pajisen me letërnjoftim.

Por për tu pajisur me këtë dokument nuk vlen afati prej 10 ditësh, siç është e rregulluar me ligj.

Ata thonë se se nuk e dinë pse janë shkaktuar gjithë kto vonesa

Por dukët se ka një formë tjetër që qytetarët mund ta marrin më shpejt leternjoftimin.

Atyre iu është kërkuar që të paguajnë 100 Euro.

E marrja në procedurë të shpejtë, por jo të rregullt po cilësohet e padrejtë nga ana e qytetarëve.

E pse po ndodhin kto vonesa nuk e ka sqaruar as Ministria e Punëve të Brendshme.

Radhët e gjata para shërbimit civil janë parë përgjatë muajve të pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat