​Komuna e Lipjanit nis një standardë të ri gjatë ndërtimit të rrugëve

Kosova

​Komuna e Lipjanit nis një standardë të ri gjatë ndërtimit të rrugëve

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 11:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë filluar punimet në rrugën transit nga lagjja e Konjuhit deri tek rruga Lipjan -Janjevë.

Me këtë rast, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi të madhe për qytetarët por edhe për Lipjanin, sepse krijohet një unazë e këtij qyteti.

Ministri Abrashi ka thënë se kjo rrugë do të bëhet me standard të ri, dhe do ta ketë edhe shtegun e çiklizmit.

Abrashi: Po fillojmë një stendat të ri, rruga do të ketë shtegun e çiklizmit

“Edhe sot jemi në Lipjan, është e sata herë që po vijmë, dhe do të vijmë prapë. Lipjani tani po ka vëmendjen edhe të Qeverisë, Lipjani po shndërrohet me një qytet i cili do të jetë nyje për qytetarët, për mallra, për biznese sepse edhe pozicionin e ka të tillë. Prandaj po fokusohemi që sa mundemi me kapacitete financiare ta bëjmë një qytet model, edhe për Kosovën dhe për Evropën, le të themi edhe më shumë. Prandaj sot po fillojmë një projekt i cili ka rëndësi shumë të madhe edhe për këta qytetarë që preken direkt, edhe për Lipjanin sepse krijohet një unazë e qytetit. E mira e kësaj është, po fillojmë me një standard të ri, dhe kjo rrugë do të ketë shtegun e çiklizmit, do të vazhdohen edhe rrugë të tjera, edhe si frymëzim për komunat tjera që secilën rrugë që ndërtojmë të re, dhe posaçërisht ato qe janë me financim të ministrisë, të ketë edhe staza të çiklizmit”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se kjo rrugë do ta lidh lagjen Akllapi dhe lagjen Konjuhi, me rrugën që shkon për Janjevë.

Kryetari Ahmeti ka thënë se rruga është 1570 metra e gjatë dhe do të kushtoj 350 mijë euro.

Ai tha se projekti i kësaj rruge është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Ahmeti: Rruga është e gjatë mbi 1570 metra

“Po fillohet sot me ndërtimin, përkatësisht asfaltimin e rrugës tranzit, e cila lidh dy lagje, lagjen Akllapi dhe lagjen e Konjuhit me rrugën që shkon për Janjevë, me rrugën regjionale dhe është e gjatë mbi 1570 metra, në financa komplet të Ministrisë së Infrastrukturës. Projektimin dhe mbikëqyrjen do ta kemi të përbashkët me ministrinë. Falënderoj ministrin Abrashin që e ka mbështete këtë projekt jashtëzakonisht të nevojshëm për qytetarët e kësaj zone... kontrata e ka një vlerë mbi 350 mijë euro, është e paraparë që vitin e ardhshëm me u mbyllë, ka fundi i vitit dhe po besoj me një dinamik të kontraktuar me u mbyllë vitin e ardhshëm”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat