Begaj nderon me mirënjohje pronarin e “Mulliri i Ri” në Mamushë, për ndihëm e dhënë për Malishevën gjatë luftës

Kosova

Begaj nderon me mirënjohje pronarin e “Mulliri i Ri” në Mamushë, për ndihëm e dhënë për Malishevën gjatë luftës

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka nderuar me mirënjohje “Mulliri i Ri” nga Mamusha, Raif Morinën, në emër të vëllezërve Morina, pronar të mullirit, për ndihmën e dhënë për Komunën e Malishevës, gjatë luftës së fundit.

“Në emër të Komunës së Malishevës, sot pata nderin ta pres dhe nderoj me  mirënjohje, zotëri Raif Morina, për kontributin që “Mulliri i Ri” ka dhënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Komunën e Malishevës”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e dhënies së mirënjohjes.

Raif Morina, që mori mirënjohjen, tha se “kjo mirënjohje është një çmim i madh për familjen e tij, pasi me këtë vlerësohet kontributi i familjes gjatë luftës, kontribut të cilin, si çdo qytetar i vendit, e kemi pasur obligim ta bëjnë”. Morina e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë mirënjohje dhe vlerësimin e bërë për kohën e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat