Familjarët e vajzës nga Skënderaj që u zhduk: Është e pushtuar nga djalli

Kosova

Familjarët e vajzës nga Skënderaj që u zhduk: Është e pushtuar nga djalli

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 07:50
Egzona Islam Ferati

Një 26-vjeçare nga Skenderaj është zhdukur prej tre ditësh.

Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, i njohur tashmë si hero, i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të zhdukur.

Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se familjarët e vajzës nga Skënderaj ka deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli.

Postimi i Tahirit me të dhënat rreth kësaj të zhdukure:

Vemendje!

Person i zhdukur.
Emri mbiemri: Egzona Islam Ferati
Gjinia :Femer
Data e lindjes:23/02/1994
Gjatsia:160 cm
Pesha:60 kg
Vendlindja: F. Qirez Komuna Skenderaj
Gjendja fizike: E mir
Gjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.

Deklerata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.
Personi ne fjal ka dal edhe nje her,eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis.
Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.

Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim.
Kerkojm mobilizim te Vullnetarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat