Kontrollorët e Trafikut Ajror të Kosovës shënojnë ditën ndërkombëtare të tyre

Kosova

Kontrollorët e Trafikut Ajror të Kosovës shënojnë ditën ndërkombëtare të tyre

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:08
foto ilustrim

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Kontrollorëve të Trafikut Ajror

Më 20 tetor, Bashkësia Ndërkombëtare njeh përkushtimin dhe profesionalizmin e kontrollorëve të trafikut ajror në të gjithë botën.

“Si pjesë e një industrie që është e përqendruar në siguri, ku gjithçka që bëjmë është krijuar për t’u rikuperuar nga ngjarje të paparashikuara, ne jemi subjekt i sfidës sonë më të madhe në këtë shekull, në historinë e profesionit tonë.

Më gjithë sfidat e mëdha, përkundër situatës në Pandemi për shkak të virusit COVID-19, kontrollorët kanë qenë gjithnjë në detyrë dhe kanë siguruar që porta e vetme e Kosovës me Evropën ka qëndruar e hapur gjithë kohën. Kontrollorët se bashku me pilotët ua dhuruan një “zemër” Kosovës për të ngritur pak moralin dhe optimizmin për të ardhmen në një kohë plotë pasiguri për të gjithë ne.

Gëzuar të gjithëve Ditën Ndërkombëtare të Kontrollorit të Trafikut Ajror”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat