Ministri Kuçi përuron ujësjellës në fshatra të Suharekës dhe premton zgjidhje të përhershme për qytetin

Kosova

Ministri Kuçi përuron ujësjellës në fshatra të Suharekës dhe premton zgjidhje të përhershme për qytetin

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:45
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, si projekt i përbashkët mes Komunës së Suharekës, CDI-së zvicerane dhe Hidroregjionit Jugor.

Ministri Kuçi u shpreh i kënaqur me këtë zhvillim, që i paraprinë edhe përurimit të ujësjellësit në fshatrat Reqan dhe Maqitevë, duke i bërë këto fshatra me ujë të pijes të kontrolluar. Përpos këtij projekti, ministri tregoi edhe për projektin që do t’i zgjidh Suharekës problemin e ujit të pijes përgjithmonë.

“Dua ta shfrytëzoj momentin për të treguar që e kemi biseduar bashkë me kryetarin për mundësitë e investimeve nga niveli qendror, bashkë edhe me Hidroregjionin, që kanë të bëjnë me rezervarin e madh tek Pusi i Atit, me ç‘rast ministria ka ndarë apo ka planifikuar buxhet për vitin e ardhshëm diku në vlerë prej 800-mijë euro. Ai rezervar shton sasinë e ujit në qytet, e po ashtu bën mbulimin e të gjitha lagjeve me furnizim me ujë në qytet”, tha Kuçi, duke përmendur edhe mundësinë e furnizimit nga Radoniqi për fshatrat e anës që lidhen me Mamushën.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tregoi se projekti ka kushtuar 425-mijë euro, duke potencuar se ka lagje që do të shkojë uji për herë të parë tash.

Ndërsa, kryeshefi i Hidroregjionit Jugor, Zenel Zenelaj falënderoi CDI-në zvicerane, si donatori më i madh në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat