Zemaj kërkon intensifikim të punës së inspektorëve në terren

Kosova

Zemaj kërkon intensifikim të punës së inspektorëve në terren

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar intensifikimin e punës së inspektorëve në terën në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

“Në takim me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, z. Lulzim Syla, Kryeinspetorin Farmaceutik, dr. Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunal të Kosovës, z. Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut, diskutuam që puna në teren të intensifikohet dhe të zbatohen masat anti Covid”, ka thënë Zemaj përmes rrjetit social Facebook.

Ministri Zemaj ka shtuar se inspektime do të ketë edhe në institucione të të gjitha niveleve.

“Inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve. Parandalimi me masat anti Covid, janë hapa të domosdoshëm për ta arritur suksesin”, theksoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat