Bazuar në deklarimet e pasurisë për vitin 2019, prodekanët e universiteteve publike janë paguar mesatarisht 1798 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 581 Euro janë shtesa.
Kështu thuhet në reagimin e Organizatë për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e cila përmes një Infografike ka publikuar edhe pesë Prodekanët me të ardhurat më të larta në Universite Publike.
Listës i prinë, Vehbi Ramaj nga Fakulteti i Biznesit në Pejë, i cili ka marrë hiq më pak se 2725 euro në muaj, përcjellë nga Xhevat Krasniqi, Fakulteti i Edukimit Prishtinë, i cili mori 2706 euro, Husnija Bibuljica- Falulteti i Biznesit Pejë,2499 Driton Balaj- Fakulteti Ekonomik 2355 euro dhe Iliriana Islami, Fakulteti Juridik, Prishtinë 2278.