Marrëveshje të interesit të përbashkët ndërmjet Kosovës e Belgjikës

Kosova

Marrëveshje të interesit të përbashkët ndërmjet Kosovës e Belgjikës

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:37
Meliza Haradinaj Stublla dhe Frederic Meurice

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi një takim mikpritës me ambasadorin e ri jo-rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Frederic Meurice. 

Ajo tregoi se kanë diskutuar me ambasadorin Meurice për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, përmes konsultimeve politike dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve të interesit të përbashkët.

Haradinaj, tha se i ka përcjell përmes ambasadorit urimet për qeverinë e re federale të Belgjikës dhe për homologen e saj më të re, Sophie Wilmes, duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të thelluar bilateral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat