Nga 24 deri 31 tetor mbahet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra

Kosova

Nga 24 deri 31 tetor mbahet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Nga data 24 deri më 31 tetor, në territorin e Kosovës do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës njofton se fushata zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje te kafshët, andaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Kosovës.

Fushata, e cila mbështetet nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet me një procedurë moderne, e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra.

Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat