​Dumoshi në Drenas flet për Stadiumin Nacional

Kosova

​Dumoshi në Drenas flet për Stadiumin Nacional

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Komoran sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e stadiumit sintetik. Vënia e gurthemelit u bë nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Për këtë projekt MKRS ka dhënë 500 mijë euro. Kështu bëri të ditur ministrja Dumoshi. Derisa ajo ka folur edhe për ndërtimin e stadiumit nacional.

Ajo tha se në takim me kryetarin Lladrovci është biseduar edhe për projektin e Stadiumit Nacional por që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, po shikohet edhe mundësia e partneritetit publiko-privat.

Dumoshi: Po shikohen mundësitë e partneritetit publiko-privat për Stadiumin Nacional

“Sa i përket stadiumit nacional ju e dini se projekti i fizibilitetit ka përfunduar. Ne e biseduam edhe me kryetarin i cili pjesën e pronës e këto janë të gjitha të rregulluar. Por për shkak të pandemisë është në buxhetin e MKRS-së por do të shikojmë edhe mundësitë e partneritetit publiko-privat për ta zhvilluar stadiumin nacional”, tha Dumoshi.

Deklaratë kjo që bëri që i pari i komunës së Drenasit të jetë më i qetë.

Lladrovci: Kjo na qetëson ministre

Megjithëkëtë, Lladrovci tha se takimi me ministren Dumoshi ishte i frytshëm.

Lladrovci: Stadiumi “Rexhep Rexhepi” po del shumë bukur

“Kisha kënaqësinë që sot ta pres në takim ministren Dumoshi bashkë me ekipin e saj, me zëvendësministrin me sekretarin në një vizite pune në komunë e Drenasit ne së pari vendosëm lule në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ pastaj patëm një takim të frytshëm ku biseduam për projektet që janë në proces e që do të zhvillohen në komunën tonë. Ishim edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ një stadium që po del shumë i bukur e që është njëri ndër stadiumet më të mira në rajon duke u zhvilluar dhe sot jemi këtu dhe vendosem grathatelin në fushën sintetike në të cilën ministria do të investoj në një investim 500 mijë euro”, tha Lladrovci derisa ka falënderuar Dumoshin për vizitën dhe për përkushtimin që po bën për Drenasin dhe Drenicë.

E ministrja Dumoshi ka lavdëruar komunën e Drenasit duke thënë se në këtë komunë po zhvillohet shumë sporti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat