​Së shpejti nis ndërtimi i stadiumit të ri në Skenderaj

Kosova

​Së shpejti nis ndërtimi i stadiumit të ri në Skenderaj

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:45
Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë një takimi sot në Skenderaj me kryetarin e kësaj komune Bekim Jashari, ka bërë të ditur se do të përkrah idenë e këtij të fundit për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Skenderajt.

Dumoshi me këtë rast shprehu shpresën se stadiumi i qytetit do të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të shfrytëzohet nga të rinjtë.

Dumoshi: Uroj që kjo të kryhet sa më parë dhe të shfrytëzohet nga të rinjtë

“Me ardhjen time prioritet i kemi dhënë projekteve të cilat duhet të përfundohen. Bashkërisht me kryetarin e komunës kemi edhe memorandumin e nënshkruar. Uroj që kjo të kryhet sa më parë dhe të shfrytëzohet nga të rinjtë dhe sportistët e komunës së Skenderajt. Në çdo komunë kam inspektuar punët nga afër dhe vërtet këto nuk kanë as përgjigje pse janë zgjatur kaq shumë këto projekte, të cilat janë të nevojshme për qytetarët e çdo komune sidomos në Skenderaj”, ka thënë ajo.

Ndërsa, kryetari Jashari ka falënderuar ministren Dumoshi për përkrahjen e vazhdueshme, të cilën ajo po e jep për komunën që ai drejton.

Jashari: Ne do të fillojmë me stadiumin e ri

“Faleminderit ministre për përkushtimin që keni për regjionin tonë. Ne do të fillojmë me stadiumin e ri, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë ashtu siç duhet”, tha ai.

Ndryshe, ministrja Dumoshi dhe kryetari Jashari, gjatë ditës kanë bërë edhe homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat