Komuna shpërndan motokultivarë për bujqit lipjanas

Kosova

Komuna shpërndan motokultivarë për bujqit lipjanas

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:06
Komuna shpërndan motokultivarë për bujqit lipjanas

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka marrë pjesë në shpërndarjen e 71 motokultivatorëve për bujqit lipjanas, me ç’rast ka uruar përfituesit, duke thënë se çdo herë do të vazhdojë ta përkrahë këtë sektor dhe do të ju qëndroj afër fermerëve të komunës sonë.

“Këtë vit është shtuar buxheti për dyfishimin e përfituesve për sera dhe motokultivatorë, pra kemi rreth 500 familje lipjanase që janë përfituese të granteve bujqësore nga komuna. Po besoj që me punën dhe angazhimin tonë të përbashkët të kemi edhe vitin e ardhshëm po aq përfitues, pse jo edhe më shumë”, tha Kryetari Ahmeti.

Sot është bërë shpërndarja e 71 motokultivatorëve dhe kjo është vetëm faza e parë, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdohet edhe me fazën e dytë të shpërndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat