Largohen mbeturinat ilegale nga deponit e krijuara në të dy anët e lumit Sitnica

Kosova

Largohen mbeturinat ilegale nga deponit e krijuara në të dy anët e lumit Sitnica

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:53
Sitnica

Në rrugën “Meshari” afër urës pran lumit Sitnica, janë eliminuar dhe larguar dy deponi të egra. Në këtë lagje tani e një kohë të gjatë po largohen mbeturinat por disa nga banorët nga pakujdesi prapë po i hedhin në këtë lokacion.

Kërkojmë, nga banorët që së bashku të kujdesemi për një mjedis të pastër dhe të mos krijojmë pika të reja të grumbullimit të mbeturinave, sepse mund të përhapin epidemi me mundësi të shfaqjeve të problemeve shëndetësore.

Grumbullimi i mbeturinave pa planifikim, bartë rreziqe të ndryshme, jo vetëm në aspektin ekologjik por edhe shëndetësor, pasi që si pasojë e këtyre mbeturinave, kanosemi edhe nga epidemi të tjera dhe krijojmë kushte edhe për grumbullim e qenve endacak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat