Të shtunën në Kosovë janë shëruar edhe 55 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, sipas të cilit janë konfirmuar edhe 166 raste të reja me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062”.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shfaqur më 13 mars.