Asociacioni i Komunave me deklaratë rreth problemi me qentë endacak, kërkon nga AVUK të merret seriozisht me këtë problem

Kosova

Asociacioni i Komunave me deklaratë rreth problemi me qentë endacak, kërkon nga AVUK të merret seriozisht me këtë problem

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:20
Ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dal me një deklaratë rreth problemit me qentë endacak.

Përmes kësaj deklarate, Asociacioni kërkoj nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës që të merren më seriozishtë me këtë problem.

Në komunikat thuhet që AVUK që nga viti 2018 ka marrë zotimin dhe buxhetin shtesë për të trajtuar këtë problem por fotografia vazhdon të jetë e njëjtë.

Komunikata e plotë e Asociacionit të Komunave të Kosovës:

KOMUNAT RRETH PROBLEMIT ME QENTË ENDACAK:

AVUK QË NGA VITIT 2018 KA MARRË ZOTIM DHE BUXHET SHTESË PËR TRAJTIMIN E QENVE ENDACAK DHE FOTOGRAFIA ËSHTË E NJËJTË

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka lëshuar një komunikatë lidhur me problemin e qenve endacak:

“Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës edhe një herë kërkojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) që seriozisht të merret me trajtimin e qenve endacak sepse këtë përgjegjësi me buxhet shtesë në vlerë miliona euro e ka marrë dhe vazhdon ta ketë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018.

Që në atë kohë, në takimet e ndryshme që Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar me institucionet relevante, ku është kërkuar zgjidhja e problemit me qentë endacak, është konstatuar që ky problem nuk mund te zgjidhet komunë për komunë ndaras por është kërkuar zgjidhje ne nivel vendi.

Për këtë arsye, AVUK si insitucion qendror, ka marrë përgjegjësi që të merret me trajtimin e këtij problemi në nivel vendi. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë buxhet shtesë AVUK-ut (buxhet me miliona euro) që të merret me trajtimin e qenve endacak.

Duhet theksuar që baza ligjore e bën përgjegjës AVUK që të kujdeset për shëndetin dhe kontrollimin e kafshëve në Kosovë (kosiderohet që edhe qentë janë kafshë), siç është përshkruar në Ligjin 2004/21 dhe Ligjin 02/21 dhe bazuar në këtë ligj, AVUK ka të krijuar edhe sektor brenda saj dhe ka zyrtarë shtetëror që merren me mirëqenien e kafshëve.

Kryetarët e Komunave kërkojnë nga AVUK zbatimin e plotë të zotimeve të tyre që burojnë nga projekti disa vjeçar, projekt ky i cili ka planin konkret të veprimit disa vjeçar i përcjellur me buxhet shtesë.

Duhet theksuar që ky projekt është hartuar në bashkëpunim me Komunat e Kosovës dhe me ambasadën Amerikane i përkrahur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nga vitit 2018.

Kjo është zgjidhja e problemit dhe jo akuza ndaj komunave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës në ditët në vijim do të deponojë kërkesën mbi qasjen në dokumente zyrtare në AVUK sa i përket zbatimit të projektit në fjalë” – thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës nënshkruar nga Kryetari z.Imri Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat