Në Rahovec 700 fermerë përfitojnë mekanizëm bujqësor

Kosova

Në Rahovec 700 fermerë përfitojnë mekanizëm bujqësor

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:51
Smajl Latifi

Në Komunën e Rahovecit 700 fermerë kanë përfituar nga mekanizmi bujqësor.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, duke thënë se ka publikuar listën e fermerëve përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim

Postimi në Facebook:

700 FERMERË RAHOVECAS PËRFITOJNË MEKANIZËM BUJQËSOR

Sot, Komuna e Rahovecit ka publikuar listën e fermerëve përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim.

Mekanizmat bujqësor të cilët do të shpërndahen janë:

391 Motokultivatorë;

88 Spërkatëse 500L;

78 Frezë 1.8;

47 Plugje dy krahësh;

41 Kultivatorë;

31 Frezë 1.6;

13 Mulqere për hardhi;

6 Shpërndarëse plehu;

4 Makina mjelëse dhe

1 Pompë për ujitje.

Pra, gjithsej: 700 fermerë përfitues për mekanizëm bujqësor.

Urime për të gjithë përfituesit dhe ju siguroj se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të zbatojë këto masa suksesshëm me vetëm një qëllim: ndihmën e vazhdueshme në formë direkte me mekanizëm bujqësor për bujqit e fermerët, e që ndikon direkt në zhvillimin e kulturave bujqësore, rrjedhimisht rritjen e ekonomisë lokale.

Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar bujqësinë në të gjithë sektorët e saj, padyshim që bujqësia mbetet sektori kyç në qeverisjen time!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat