Malisheva sot pa asnjë rast të ri me COVID-19

Kosova

Malisheva sot pa asnjë rast të ri me COVID-19

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Asnjë rast i ri me COVID-19 nuk është regjistruar gjatë ditës së sotme në territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa një person është shëruar.

Kështu është e bërë e ditur në raportin zyrtar për situatën epidemiologjike në Komunën e Malishevës, duke u bazuar në komunikimin e rregullt në mes të komunës dhe IKSHPK.

Në Malishevë, momentalisht janë  13 raste aktive.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Gjithsej të prekur me covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë 272 persona, prej tyre 235 persona janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur dhe aktiv me koronavirus janë edhe 13 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat