Në Astrazup filloi hapja e rrugës “Abdyl Frashëri” dhe i disa rrugëve tjera

Kosova

Në Astrazup filloi hapja e rrugës “Abdyl Frashëri” dhe i disa rrugëve tjera

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:19
Astrazup

Sot në fshatin Astrazup, ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i rrugës “Abdyl Frashëri” dhe lidhja e saj me rrugën “Avdullah Morina”, duke e ofruar edhe më afër këtë fshat me fshatin Burim. Po ashtu në kuadër të ndërtimit të rrugëve në këtë fshat, do të ndërtohen në tërësi 1.6 kilometra rrugë, duke e përfunduar kështu të gjithë infrastrukturën rrugore në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Astrazupit.

Në fillimin e punimeve në hapjen e rrugës “Abdyl Frashëri”, morën pjesë drejtori komunal i urbanizmit Ahmet Morina, drejtori për gjeodezi dhe kadastër, Bashkim Krasniqi dhe shefi i prokurimit Nuhi Shala, të cilët janë takuar edhe me banorët e kësaj pjese.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur, se “me rregullimin e 1.6 kilometrave rrugë, përmbyllet procesi i ndërtimit të të gjitha rrugëve, në të gjitha segmentet rrugore në Astrazup, e njëjtë do të vazhdohet edhe në fshatrat tjerë dhe gradualisht të përmbyllet i tërë procesi i ndërtimit të rrugëve në të gjitha vendbanimet”.

Ndërtimi i rrugëve në Astrazup mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat