Mergjollari: FSK do të pranoj në radhët e saj kandidatët më të mirë pavarësisht përkatësisë etnike

Kosova

Mergjollari: FSK do të pranoj në radhët e saj kandidatët më të mirë pavarësisht përkatësisë etnike

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministri i Mbrojtjes Muhametalli Mergjollari sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku u prit nga zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci. Ai fillimisht e njoftoi me zhvillimet e përgjithshme aktuale të KDS-së, e në veçanti edhe me procesin e testimit të kandidatëve konkurrues për ushtarë aktiv të FSK-së. Me qëllim të informimit më të hollësishëm, një prezantim të veçantë, para zëvendësministrit Mergjollari e bëri shefi i Shtabit të KDS-së, nënkolonel Arsim Shaqiri, dhe ai i personelit, kapiten Florije Osmani.

Nga ana e tij, zëvendësministri Mergjollari, shprehu vlerësimin e lart për të arriturat e përgjithshme të KDS-së duke shprehur interesimin e tij me fokus në procesin e rekrutimit dhe fazës së testimit fizik të kandidatëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Më pas, zëvendësministri Mergjollari vizitoi edhe stacionet e testimit ku u njoftua nga afër dhe më gjerësisht me procesin dhe praktikat në zbatim duke takuar edhe kandidatët nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Me këtë rast, zëvendësministri Muhametalli Mergjollari, përgëzoi stafin e KDS-së dhe të gjithë personelin e angazhuar në këtë proces, për angazhimin dhe profesionalizimin e lartë edhe pse në kushte të pandemisë COVID-19 për realizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi. Në fund, zëvendësministri Mergjollari, theksoi se është mirëpritur dhe vlerësuar shumë lartë zbatimi i kritereve, procedurave dhe standardeve më të larta të konkurrimit dhe testimit duke u mundësuar kandidatëve në përgjithësi dhe atyre nga radhët e komuniteteve jo shumicë në veçanti, ofrimin e shanseve të barabarta, vlerësimit real, dhe qasjes me transparencë të plotë. Edhe kjo është dëshmi e fuqishme se FSK do të pranoj në radhët e saj kandidatët më të mirë pavarësisht përkatësisë etnike duke qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjatë vizitës, zëvendësministri Mergjollari u shoqërua nga këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Hamdi Pollomi, shefi i departamentit të Personelit të SHPFSK-së, kolonel Ilir Shyti, stafi i zyrës për Komunitete të Ministrisë së Mbrojtjes, Lejla Loci dhe major Fadil Vojvoda, këshilltarja e NALT-it për çështje të komuniteteve Jelena Nikoliq dhe këshilltari i NALT-it për zhvillimin e nënoficerëve, OR9 Igor Tomashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat