Selmanaj pret përfaqësuesit e fshatit Hade, iu premton zgjidhje për problemin e tyre

Kosova

Selmanaj pret përfaqësuesit e fshatit Hade, iu premton zgjidhje për problemin e tyre

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:51
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka takuar përfaqësuesit e fshatit Hade të komunës së Obiliqit, të cilët kanë problem me shpronësimin e pronave të tyre për shkak të zhvillimeve minerare.

Zv.kryeministri së bashku me zv.ministrin e Ekonomisë, Muharrem Nitaj iu thanë atyre se kjo çështje do ta ketë përkushtimin e Qeverisë dhe se çështja e banorëve të Hades të marrë zgjidhje përfundimtare.

“Sot, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Ambientit Muharrem Nitaj, prita në takim përfaqësuesit e fshatit Hade të komunës së Obiliqit.

Edhe pse është e shpallur si zonë e interesit të veçantë, procesi i zhvendosjes dhe shpronësimit ka mbi një dekadë që anashkalohet dhe nuk trajtohet me prioritet, ndërsa në anën tjetër jeta e banorëve të fshatit me mbi 67 bashkësi familjare vështirësohet çdo ditë e më tepër.

Për Qeverinë e Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë mbetet prioritet i padiskutueshëm, andaj në takim shpreha përkushtimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës që kjo çështje të adresohet në institucionet relevante dhe çështja e banorëve të Hades të marrë zgjidhje përfundimtare.”, ka shkruar Selmanaj në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat