Ish-deputetja e PDK-së: Spitali i Vushtrrisë ka nevojë për mbështetjen e institucioneve qendrore

Kosova

Ish-deputetja e PDK-së: Spitali i Vushtrrisë ka nevojë për mbështetjen e institucioneve qendrore

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:11
Spitali i Vushtrrisë

Ish-deputetja dhe njëherit nënkryetare e PDK-së, Xhevahire Izmaku bashkë me koleget e saj, sot kanë shënuar muajin e aktivizmit si thirrje për ndërgjegjësim në betejën kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, duke vizituar spitalin “Sheik Zaid” në Vushtrri.

Ajo ka thënë se ndihet mirënjohëse ndaj u.d të drejtorit të spitalit Mursel Pllanës për informatat e ofruara mbi gjendjen e infrastrukturës dhe mamografit në këtë spital.

“Spitali i Vushtrrisë nuk ka kapacitet as të stafit mjekësor e as infrastruktor të shëndrrohet përsëri në qendër rajonale të trajtimit të virusit Covid 19! Nevojitet mbështetje e institucioneve qëndrore dhe bashkëpunim nga ana e pushtetit lokal, nëse kjo do të duhet të ndodh përsëri!”, ka shkruar ndër tjera në Facebook.

Statusi i plotë:

Bashkë me miket e mia pjesë e strukturës së PDK-së, shënuam sot muajin e aktivizmit, si thirrje për ndërgjegjësim në betejën kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, duke vizituar spitalin:”Sheik Zaid” në Vushtrri!

Jemi mirënjohëse u.d të drejtorit të spitalit dr.Mursel Pllanës, për pritjen dhe informatat e ofruara, mbi gjendjen e infrastrukturës dhe mamografit në këtë spital!

Spitali i Vushtrrisë nuk ka kapacitet as të stafit mjekësor e as infrastruktor të shëndrrohet përsëri në qendër rajonale të trajtimit të virusit Covid 19! Nevojitet mbështetje e institucioneve qëndrore dhe bashkëpunim nga ana e pushtetit lokal, nëse kjo do të duhet të ndodh përsëri!

Kirurgu Pllana na njoftoi mbi sfidat që kalojnë në mungesë të specialistëve si infektolog dhe pulmolog!

Qytetarët e Vushtrrisë nuk duhet të privohen nga e drejta e shfrytëzimit të shërbimeve tjera në këtë spital, edhe sikur të jetë e nevojshme një situatë tjetër me Covid 19!

Ne përgëzojmë dr.Mursel Pllanën dhe stafin mjekësor e menaxhues, për përballimin me sukses të situatës që po kalojmë dhe shërbimeve tjera që po ofrojnë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat