A po infektohen njerëzit për herë të dytë me koronavirus në Kosovë, tregon ministri Zemaj

Kosova

A po infektohen njerëzit për herë të dytë me koronavirus në Kosovë, tregon ministri Zemaj

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:07
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se deri sot asnjë person në Kosovë nuk është infektuar për herë të dytë me virusin Covid-19, ani pse disa raste të tilla janë shënuar nëpër botë.

Kështu tha ai sonte në emisionin “Rubikon”, ku konfirmoi se nuk ka raste të tilla në vendin tonë.

“Deri më sot në Kosovë askush nuk është infektuar dy herë me virus”, ka thënë Zemaj.

Mes tjerash, ministri Zemaj foli edhe rreth rritjes së rasteve me koronavirus në vend, gjë e cila tha se po ndodhë për shkak të tubimeve të pakontrolluara në hapësira të ndryshme.

Ai paralajmëroi masa të reja, duke mos përjashtuar kufizimin e lëvizjes, karantinën dhe orën policore.

“Asnjëherë nuk i përjashtojmë kufizimin e lëvizjes, karantinën dhe orën policore”, tha ai.

Ndryshe, deri më sot numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat