​Mustafa: Do t’i japim një shtyrje financiare mjaftë të madh të gjithë fermerëve

Kosova

​Mustafa: Do t’i japim një shtyrje financiare mjaftë të madh të gjithë fermerëve

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:42
Besian Mustafa ka vizituar edhe pronarin e një plantacioni që ka mbi 5 hektarë të mbjellura me pemë

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka vizituar edhe pronarin e një plantacioni që ka mbi 5 hektarë të mbjellura me pemë, ku tha se përveç subvencioneve që do të paguhen nga dy herë, edhe këtij plantacioni do t’i ndihmohet që ta përballoj pandeminë me lehtë.

Mustafa: Besoj se do i japim një shtyrje financiare mjaftë të madh të gjithë fermerëve

“Ne sivjet do të paguajmë subvencione dy herë, pra një dyfishim i subvencioneve për secilin fermer në këtë rast edhe Avdylin që të i ndihmojmë që në vitin 2020, përkundër kovidit ta tejkalojnë dhe ta përballojnë shumë më lehtë dhe në fakte që në vitin 2021 të dalin dhe më të fuqishëm. Ky plantacion kërkon një punë mjaftë të vështirë veçanërisht në fillim, por lajmi i mirë është një plantacion shumë vjeçar dhe tani më me një dyfishim të buxhetit për subvencionet sivjet, pra duke paguar subvencionet dy here besoj se do i japim një shtyrje financiare mjaftë të madh të gjithë fermerëve, po në këtë rast edhe Avdylit, që vitin 2020 ta kaloj sa më lehtë dhe sa më shpejtë”, thotë ai.

Ndërsa pronari i këtij plantacioni, Avdyl Hyseni kërkese të vetme e ka krijimin e një depoje për t’i strehuar pemët, pasi që nuk ka ku t’i lë.

Ai thotë se edhe pas 10 ditëve të vjeljes së tyre, qytetarët vazhdojnë t’i kërkojnë pemët e tij.

Hyseni: Jam i interesuar ta bëj një depo

“Ne po punojmë sa po mundemi, duhet patjetër me punua, me ba mos me i këqyre, mos me i prashite këto as njëra nuk bëhen. Sivjet ka qenë mirë, ka pas lagështi mirë ka qenë, ama bari nuk na ka lënë, katër herë veç me taniraqë e kam hjekë barin... jam i interesuar ta bëjë një depo, një magazinë me e pas me i strehuar aty.. kur po pjekën po pjekën në tokë e kështu më së miri me e pas një depo... kjo kumbull është amerikanë e mesme, shumë e shijshme. Unë në treg kurrë nuk dal, vetëm para derës i shes edhe ka kërkesa edhe 10 ditë me vonë qytetarët vijnë i lypin”, thotë Hyseni.

Vizitën e tij, ministri Mustafa e ka vazhduar edhe tek fermeri Zyl Beharin i cili ka rreth dy mijë krerë dele, ku i premton se për delet do të marrin subvencione dy herë, përderisa ka shtuar se pagesë të parë do të marrin 20 euro, ndërsa pagesën e dytë do të marrin 10 euro.

Mustafa: Kemi vendosur që subvencionet për gjedhet e imta t’ua paguajmë dy herë

“Pra jemi këtu te Zyl Behari, pronar i një ferme, një stalle me rreth dy mijë dele të racës autoktone, një rast i rrallë, për të mos thënë i vetëm në vendin tonë, me një numër kaq të madh të racës autoktone. Ne sivjet, ka qenë një vit shumë i vështirë, mjaftë sfidues viti 2020 për shkak të kovidit, edhe për blegtorinë edhe për gjedhët e ima, pra për delet, prandaj edhe kemi vendosur që subvencionet për gjedhet e ima, pra për delet tu a paguajmë dy herë. Fillimisht pagesën e parë me 20 euro, dhe pagesën e dytë me 10 euro, pra gjithsej 30 euro, që është dyfish krahasuar me vitin 2019, pra siç është plan program, por edhe pjesë e pakos të rimëkëmbjes ekonomike të kësaj qeverie që subvencionet t’i dyfishojmë, pra t’i paguajmë dy herë”, ka thënë Mustafa.

E pronari i kësaj ferme, Zul Behari përderisa e ka falënderuar ministrin Mustafa, ka thënë se kjo ministri i ka ndihmuar kur i ka dhënë një grand, megjithatë ai kërkon që t’i kushtohet prioritet më të madh bujqësisë.

Behari: Ka qenë vit i vështirë dhe presim ndihmën e ministrisë

“Mund të them se Ministria e Bujqësisë na ka ndihmuar, para dy vite e këna fituar një grand.. njërën shtallë e kemi fituar nga Ministria e Bujqësisë, njërën e kemi ndërtuar vet dhe jam shumë mirënjohës për ministrin që e ka gjete kohën, ka ardh këtu na ka vizituar, sepse deri sot nuk ka ardhë as një ministër me na vizitua...Një kërkese e kam për ministrin, mundësisht këtë vit që e kemi pasur këtë pandeminë, me mujtë disa gjëra me u mundu me i anashkalua edhe me na ndihmuar me mundësi sa më shumë këtë vit, sepse ka qenë për krejt fermerët ka qenë shumë vit i vështirë”, ka thënë Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat