COVID-19 në Kosovë, këto janë komunat me zero raste aktive

Kosova

COVID-19 në Kosovë, këto janë komunat me zero raste aktive

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, gjithsej 19 mijë e 842 persona në Kosovë janë infektuar me këtë virus.

Derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 3 mijë e 641, gjashtë komuna aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.

Kaçaniku, Mamusha, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviçi dhe Parteshi janë komunat me zero raste aktive.

Komuna më e prekur nga COVID-19 në vendin tonë mbetet Prishtina, me mbi 6 mijë raste të konfirmuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat