Telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kameramanit, Lulzim Kryeziu

Kosova

Telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kameramanit, Lulzim Kryeziu

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 15:41
Lulzim Kryeziu

Asociacioni  i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-kameramanit të Radio Televizionit të Kosovës, Lulzim Kryeziu. 

Kryeziu ka qenë shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit në punë, andaj veprimtaria e tij do të jetë frymëzim e udhërrëfim për brezat e rinj. 

Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 16:00, në varrezat e Prishtinës. 

AGK-ja i shprehë ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Lulzim Kryeziut. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat