IPK dhe SHÇBA drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore

Kosova

IPK dhe SHÇBA drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 12:58
Pamje nga takimi

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) të Republikës së Shqipërisë Muhamet Rrumbullaku, e vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ku u prit nga U.D Kryeshefi Ekzekutiv  Kushtrim Hodaj. 

Gjatë këtij takimi zyrtarët e IPK-së e informuan z. Rrumbullaku dhe zyrtarët e tjerë të SHÇBA-së për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbikëqyrjes policore dhe kontrollit të brendshëm. 

Në këtë takim u diskutua edhe mbi përgjegjësitë ligjore/institucionale - mënyrën e organizimit, mundësitë për  fuqizimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacioneve si dhe bashkëpunimin në fushën e hetimeve dhe inspektimet e përbashkëta. 

Që të dy agjencitë homologe (IPK dhe SHÇBA)  u zotuan  për angazhim të mëtutjeshëm  drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore dhe shërbimeve të kontrollit të brendshëm në të dy vendet, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në luftën kundër dukurive negative në radhët e policisë si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat