Gjykata e Apelit thotë se Suzanës i ishte mundësuar një gjykim i drejtë i paanshëm

Kosova

Gjykata e Apelit thotë se Suzanës i ishte mundësuar një gjykim i drejtë i paanshëm

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Suzana Zogiani-Sekiraqa

Gjykata e Apelit ka reaguar duke thënë se të akuzuarës Suzana Zogiani-Sekiraqa i ishte ofruar një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, me mbrojtje profesionale, duke mos ju mohuar ndonjë e drejtë e përcaktuar me ligj.

Suzana Zogiani-Sekiraqa, më 21 shtator 2018, në qytetin Dole të Francës, u ka dhënë fund dhunës dhe keqtrajtimit nga bashkëshorti Artan Sekiraqa, duke e goditur atë 11 herë me sëpatë në qafë. Ajo për emisionin Cosmo, ka thënë se vrasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë të ndjerin teksa abuzonte me djalin e tyre. Zogiani-Sekiraqa e ka konsideruar të padrejtë dënimin prej 25 vjetësh burgim. Thotë se trupi gjykues nuk i ka marrë parasysh fare dëshminë e saj dhe të djalit për abuzimin

“Gjykata e Apelit, i ka përcjellë më vëmendje deklaratat e të akuzuarës S.Z.S, dhënë për një emisionin televiziv dhe reagimet që kanë pasuar, rreth ligjshmërisë së gjykimit të saj. Gjykata e Apelit, njofton se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i nxjerrë në këtë rast juridiko-penal është vërtetuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 03.07.2020. Çështja në shkallë të dytë, është gjykuar nga një kolegj profesional i Departamentit për Krime të Rënda. Të pandehurës i është mundësuar një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, me mbrojtje profesionale, duke mos ju mohuar ndonjë e drejtë e përcaktuar më ligj. Aktgjykimi për këtë çështje është publik. Gjykata e Apelit siguron opinionin publik, se ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Ajo vendos në bazë te ligjit, duke mos bërë dallime etnike, fetare, politike, gjinore etj”, thuhet në reagimin e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat